Me Facebook Messenger përdoruesit do të kenë mundësi të tërheqin mesazhet e dërguara deri në 10 minuta pas dërgesës.

Funksioni do të debutojë së shpejti me versionin 191.0 të Messenger në iOS sipas disa raportimeve.

View image on Twitter

Megjithatë ky limit është disa herë më i vogël sesa ai i WhatsApp ku përdoruesit kanë mundësi të tërheqin mesazhet deri në një orë.

Funksioni “Unsend” në Facebook Messenger është diskutuar që nga muaji Prill ndërsa për herë të parë u vu re në Tetor, raporton PCW.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb