Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, i është vënë pas Zoomit, platformës për video-konferenca.

Facebooku ka prezantuar tani Messenger Rooms, platformës për video-thirrje e cila mundëson që deri në 50 përdorues të fillojnë bisedën virtuale me kohë të pakufizuar, shkruan “Digital Trends”.

Sipas kreut të këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg, Messenger Rooms mundëson të ftoni kë të doni, madje edhe ata që nuk kanë një llogari të Facebookut. Rooms (“dhomat”) mund të qëndrojnë të hapura në grupe specifike apo në rrethin shoqëror, si dhe u mundëson përdoruesve hyrjen dhe daljen kur të dëshirojnë.

Zuckerberg, po ashtu, ka thënë se veçoria e re në krye të ballinës së kësaj platforme të re do të shfaqen të gjitha dhomat aktive.

“Mund të hyni kur të doni apo edhe miqtë tuaj mund të hyjnë në dhomën tuaj në çdo kohë”, ka thënë ai.

Ka gjasa që Facebooku të sjell Messenger Rooms edhe në Instagram dhe WhatsApp.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: