COVID-19 i hoqi mundësinë tifozëve të rishihnin edhe një herë duelin Ronaldo-Messi. CR7 mungoj në përballjen e parë Juve-Barça por “pleshti” zbriti në Torino dhe la shenjën e tij duke shënuar golin e dytë për blaugranat. Të gjithë shpresojnë tashmë ti shohin në fushën në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”. Menjëherë pas ndeshjes, klubi i Barcelonës rihapi edhe një herë diskutimin më të madh në vitet e fundit, kush është lojtari më i mirë i të gjithë kohërave? Messi apo Ronaldo?, sigurisht që për katalunjasit kjo nuk ka asnjë dyshim:

Barceloa Messi
Barceloa Messi

“Jemi të lumtur që pamë, “Goat”, lojtarin më të mirë të gjithë kohërave, në fushën tuaj”, shkruan klubi i Barçës në twitter, shoqëruar me foton e Messi. Nuk ka vonuar as përgjigja e Juves: “Do jua sjellim “Goat” e vërtetë në Camp Nou, replikoi Juve në të njëjtin postim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb