Ky Botëror është shoqëruar me një pyetje të shpeshtë, të gjithë janë përfshirë edhe një herë në diskutimin se kush është më i mirë Messi apo Maradona? Në lidhje me ketë temë është pyetur edhe Luis Enrique, trajneri i Spanjës:

“Nuk e kuptoj pse insistohet në këtë pyetje, në këtë lloj krahasimesh. Argjentina ka pasur fatin t’i këtë të dy. Flitet shumë për lojtarë apo për trajnerë, por e vërteta është se futbolli ndryshon vit pas viti.

442eb418 5fa7 4454 A3a4 6863a8112a87
442eb418 5fa7 4454 A3a4 6863a8112a87

Epoka e Maradona-s ka qenë fantastike, një lojtar unik që mund të fitonte një Botëror duke tërhequr ekipin. Sot një gjë e tillë është shumë më e vështirë, Messi mund ta bëj, prandaj është më i mirë në historinë e futbollit, nuk ka asnjë dyshim, u shpreh Luis Enrique.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb