Në takimin që Barcelona fitoi mbrëmë 4-1 kundër Espanjolit, Leo Messi ishte shumë afër realizimit të një goli që do të mbetej në librat e artë të futbollit. Për argjentinasin duket sikur nuk ekzistojnë lojtarët në fushën e lojës.

“Pleshti magjik” merr një top nga Andres Iniesta dhe fillon të kalojë një e nga një lojtarët e Espanjolit. Nuk është hera e parë që një futbollist e bën këtë, por me lehtësinë që e bën Messi të lë pa fjalë. “Faji” i vetëm ishte se nuk arriti ta finalizonte, gjithsesi për të mos e çuar dëm mendoi Suarez.

Fituesi i pesë herë “Topit të Artë” ndonese gaboi në rastin e mësipërm nuk e mbylli takimin pa realizuar. Numri 10-të i Barcelonës shënoi golin e katërt pas një asistimi të Suarez duke vulosur shifrat 4-1 në “Camp Now”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: