Liga një Franceze ka ulur siparin, duke dhënë verdiktet e fundit. PSG, që është shpallur kampion, humbi në fushën e tij 2-3 ndaj Clermont, që përmbysi dy gola në Parc de Prince. Kjo, me shumë gjasë ishte ndeshja e fundit zyrtare e Lionel Messit me fanellën e PSG-së.

Sulmuesi argjentinas luajti për 90 minuta të plota. Që është një lamtumirë u duk që në fillim të ndeshjes, teksa ai zbriti me 3 fëmijët e tij. Menjëherë ka ardhur oferta zyrtare nga Inter Miami, klubi amerikan në pronësi të David Beckham.

Bëhet fjalë për një kontratë të paktën trevjeçare, më një pagë të mirë, por që sigurisht as që i afrohet propozimit prej 400 milionë dollarëve në vit të Al Hilal nga Arabia Saudite. Do të jenë ditë të nxehta për Messin dhe klubet që duan shërbimet e tij.

Nga PSG largohet edhe Sergio Ramos, i cili arriti të shënonte golin e parë në sfidën e fundit të kampionatit. Ndërsa nuk dihet e ardhmja e Neymar.

Sa u takon verdikteve, Lens zuri vendin e dytë dhe do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm e ri së bashku me PSG, ndërsa Marseille u rendit e treta dhe shkon në play-off të Ligës së Kampioneve. Renne në Europa League si vend I katërt, ndërsa Lille shkon në Conference League. Bien nga kategoria Auxerre, Ajaccio, Troyes dhe Angers.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb