Verën e kaluar, kur Messi dhe Ronaldo priteshin të largoheshin nga ekipet e tyre, ashtu siç ndodhi në fakt, u ndez ëndrra e shumë futbolldashësve për t’i parë së bashku të luanin në të njëjtin ekip, që me shumë gjasa ishte PSG.

Gjërat rrodhën ndryshe dhe kampioni portugez kaloi te Manchester United. Tani gjërat janë ndryshe. Ten Hag, trajneri i ri i Djajve të Kuq, dëshiron të fokusohet në një ekip të ri dhe e ardhmja e Ronaldos duket gjithnjë e më e largët nga Premier League.

Gjithashtu, me gjithë ofertat nga sheikët, Mbappé është afër kalimit te Real Madrid. Dy të dhëna mund të vërtetojnë një fakt. Ish-lojtari i Arsenalit, tani komentator, Paul Merson, është i bindur për këtë, që Messi dhe Ronaldo do të bëhen bashkë.

Capture

Është një ligë e lehtë që do t’i lejojnë ata të përqendrohet në Champions League. Me Messin tashmë në skuadër, ne mund të shohim dy nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave së bashku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb