Lionel Mesi dhe Marko Verati pritet të jenë plotësisht gati për ndeshjen ndaj  Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. Mesi dhe Verati do t’i mungojnë Paris Saint Germain në ndeshjen ndaj Montpellierit, por pritet të jenë gati për në mesjavën e ardhshme.

Sipas “L’Equipe”, të dy futbollistët do të përfshihen në skuadër për ndeshjen ndaj skuadrës angleze, që zhvillohet më 28 shtator. Messi i mungoi Parisit  në ndeshjen ndaj Metzit, teksa nuk do të luajë as sonte. Kurse, Verratti nuk ka luajtur për parisienët që nga 29 gushti.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb