Georgina Rodriguez e dashura e Cristiono Ronaldos kishte organizuar një festë në shtëpinë e yllit portugez për të festuar fitoren e “El Clasico’s” cila u anulua prej lojtarit pas asaj humbje drastike ndaj rivalit historik, Barcelonës, raporton “The Sun”.


Madje sipas tabloidit portugez “Correio da Manha”, Ronaldo i ka ndalur të dashurës çdo organizim në shtëpinë e tij, pasi kjo sjell fat të keq për të.


Kjo mund të ketë ardhur edhe prej gjendjes psikologjike të rënduar të Ronaldos që përpos paraqitjes së dobët, iu desh të ishte dëshmitar i një ndeshje perfekte të rivalit të tij Leo Messi-t, i cili shënoi golin e 500 në karrierë në sekondat e fundit të lojës në mes të “Bernabeut” duke i dhënë 3 pikë jetike Barcelonës që merr kreun e tabelës.
nintchdbpict0003123984891
Me të drejtë Cristiano anuloi gjithçka sepse duket qartë që nuk kishte asgjë për të festuar, edhe pse iu desh t’i prishte planet super të dashurës së tij.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb