Lionel Messi mban në ankth Barcelonën në prag të rinisjes së sezonit të La Liga. Sulmuesi argjentinas mungoi në seancën e fundit stërvitore të së mërkurës, ndërsa edhe jatë ditës së sotme ka qëndruar në palestër duke zhvilluar një program të veçantë për shkak të një problemi muskular. Sipas mediave spanjolle, Messi i është nënshtruar një rezonance magnetike, e cila ka evidentuar dëmtimin. Duke qëndruar në atë që raportojnë thuajse të gjitha mediat iberike, “Pleshti” rrezikon seriozisht të mos jetë I gatshëm për dy ndeshjet e para pas rikthimit në fushë të La Liga.

Eznmpgjwkaysvij
Eznmpgjwkaysvij

Barcelona ka në program transfertën kundër Mallorca më 13 qershor, ndërsa tre ditë më pas do të luajë në “Camp Nou” kundër Leganes. Për sfidën e parë rikuperimi duket I pamundur, pasi dëmtime të tilla kërkojnë të paktën 10 ditë për tu kaluar, ndërsa për përballjen tjetër Messi mund të kursehet nga stafi mjeksor, në mënyrë që të mos humbasë sfidën e rëndësishme kundër Sevilla. Me rinisjen e sezonit, Barcelona kërkon të ruajë vendin e parë në renditje, ndërsa pa Messi ky mision bëhet më i vështirë për trajnerin Setien dhe skuadrën e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb