Botërori për Argjentinën fillon të ndërlikohet ende pa nisur mirë, trajneri Scaloni sheh të humbas pjesë çdo ditë e më shumë.

Testi kundër Arabisë Saudite, përtej rezultatit të thellë 5-0 dhe lojës së bukur. nxori në pah edhe disa probleme shumë të mëdha.

Nicolas Gonzalez pësoi një dëmtim muskulor duke bërë që Skaloni dhe stafi ta dërgojnë në shtëpi, në vend të tij është thirrur Angel Correa. Nuk ia doli në kohë të rikuperohet as Joaquin Correa, në vend të tij është thirrur Thiago Almeda:

“Ka disa probleme, për më tepër që nuk kam shumë kohë të ndryshoj listën”, u shpreh trajneri Scaloni i cili është në garë me kohën dhe i duhet të marrë vendime të forta.

Në dyshim janë edhe Paulo Dybala, Cristian Romero dhe Papu Gomez, të tre nuk u aktivizuan në testin e fundit miqësor për shkak të problemeve fizike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb