C.Ronaldo përjetoi një mbrëmje magjike duke udhëhequr Juve drejtë një përmbysje të pabesueshme, “tripleta” e tij do të kujtohet gjatë në Torino. 24 orë më pas Lionel Messi, rivali i tij i përjetshëm, i përgjigjet me një “dopjetë” dhe një asist,duke kualifikuar Barcelonën në çerekfinale.

Cristiano Ronaldo Juventus Atletico Madrid Champions League 1612lqd28uekw1updnslv2mcsr
Cristiano Ronaldo Juventus Atletico Madrid Champions League 1612lqd28uekw1updnslv2mcsr

Ronaldo preferoi të ndryshojë sërish ambient duke lënë “pleshtin” të vetëm në Spanjë por beteja e tyre tashmë po zhvillohet në distancë. Falë këtij dygolëshi, Messi arrin në kuotën e 36 golave në 36 ndeshje këtë sezon, ndërsa Ronaldo vijon marshimin e tij në Champions duke e dërguar në 124 numrin e golave të shënuar. Pikërisht në turneun ku Ronaldo ndihet “mbret” nuk ka pasur një ecuri të mirë pasi në 7 ndeshje në Champions ka shënuar 4 gola.

Cristiano Ronaldo Juventus Atletico Madrid 120319 1oa036gms96vv1bhu59q4xll8f
Cristiano Ronaldo Juventus Atletico Madrid 120319 1oa036gms96vv1bhu59q4xll8f

Në Serie A, Ronaldo ka shënuar 19 gola në 26 ndeshje, shifra të mira duke iu referuar faktit se ky është sezoni i tij i parë në Itali. Duke bërë bilancin e të gjithë turneve këtë sezon, Ronaldo ka shënuar 24 gola ndërsa Messi 36, 12 gola më shumë. Duke e zgjeruar më shumë këtë krahasim, në karrierën e tyre mbresëlënëse, Ronaldo rikuperon ndjeshëm në raport me Messi.

Messi
Messi

Në 794 ndeshje në karrierë, Ronaldo ka shënuar 595 gola ndërsa Messi në 673 ndeshje ka shënuar 568 gola. Champions League mbetet vitrina e preferuar e portugezit, këtu ka një avantazh shumë të madh krahasuar me Messin, 124 gola CR7 108 pleshti. Të gjithë tifozët e futbollit shpresojnë që Champions League dhe shorti i së premtes të na ofrojë një tjetër përballje titanësh, një sfidë Ronaldo-Messi do të ishte maksimumi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb