Si asnjëherë tjetër situata në klubin katalanas të Barcelonës vijon të mbetet shumë e tensionuar dhe këtë e vërteton më së miri ndeshja e fundit në kampionat kundër Leganes që përfundoi në favor ta kampionëve në fuqi me rezultatin 2-1.
Kjo pasi kur rezultati gjatë lojës ishte me shifrat e barabarta 1-1, publiku i “Camp Nou” vërshëlleu lojtarët që ishin në fushën e lojës për paraqitjet rradhazi të dobëta. Për këtë arsye, Messi nuk e festoi golin e shënuar në minutën e 90-të nga pika e bardhë e 11-metërshit, raporton “Mundo Deportivo”.
Më tej gazeta spanjolle shton se kjo është një tregues i qartë i momentit jo për argjentinasin që mund të ndikojë edhe në kontratën e re që pritet të nënshkruaj me Barcelonën.
(e.k/BalkanWeb)