Një e majtë kirurgjikale, një gol me shumë peshë që largoi fantazmat, nuk u mjaftua me kaq, por dhuroi edhe një asist për Fernandez duke hipotekuar fitoren e Argjnetinës.

Messi bën Messin duke mbajtur Argjentinën në lojë, shmangu çdo skenar të hidhur që mund ta dërgonte në shtëpi pas vetëm dy ndeshjesh në Botërorin e tij të pestë dhe të fundit.

Messi u shpall lojtari i ndeshjes për herë të 7-të në një Botëror, po aq sa edhe Ronaldo. Me golin e shënuar, Messi kapi Maradona-n në kuotën e 8 golave në Botëror, duke mbajtur gjallë ëndrrën e tij për të fituar të vetmin trofe që i mungon, Kupën e Botës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: