Një nga temat më të nxehta të merkatos së verës është rinovimi i Lionel Messit. Por duket se ai do të vazhdojë pushime deri në momentin që nuk do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelona-n.

Sipas AS, Pleshti nuk do të jetë të hënën në qendrën stërvitore të katalanasve. Në ditët e kaluara është folur për një bashkim të argjentinasit me ekipin pavarësisht mungesës së rinovimit, por klubi nuk e ka pranuar këtë zgjidhje.

Aktualisht, Messi ndodhet me pushime në Ibiza bashkë me familjen. Qëllimi i klubit është që ta mbyllë çështjen para 13 gushtit, në mënyrë që Messi të jetë në fushë për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit kundër Real Sociedad më 15 gusht në “Camp Nou”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb