Nëse ka një njeri që njeh mirë si Barcelonën ashtu edhe Lionel Messi ai është Pep Guardiola. Tekniku spanjoll ka ndërhyrë në krizën mes klubit katalunjas dhe sulmuesit argjentinas, pas përplasjes së këtij të fundit me Erik Abidal. Klubi vendosi të mbajë krahun e drejtorit sportive, duke irrituat “Pleshtin”, aq sa mediat spanjolle dhe ato europiane kanë nisur të flasin për largimin e tij në fund të sezonit. Nëse kjo ndodh, atëherë Barcelelona do të humbist shumë. I sigurt për këtë është Pep Guardiola.

Ddb1aa2e 48ae 11ea B7c2 835d42e1303b Web Scale 0.2425713 0.2425713
Ddb1aa2e 48ae 11ea B7c2 835d42e1303b Web Scale 0.2425713 0.2425713

“Nëse Mesi do të ikte, Barcelona do të kishte nevojë për kohë që të adaptohet, ashtu siç po ndodh te Real Madrid, pas largimit të Cristiano Ronaldo”, ka thënë trajneri i Manchester City, që më pas është përqëndruar te skuadra e tij. Titulli kampion në Premier League tashmë është në duart e Liverpool, ndërsa vetëm Champions mund të shpëtojë sezonin e “Qytetarëv”.

0 Manchester City V Tottenham Hotspur Premier League
0 Manchester City V Tottenham Hotspur Premier League

“Manchester City luftonte për të qëndruar në Premier dhjetë vite më parë. Pastaj erdhën investimet e mëdha dhe ka fituar katër herë titullin kampion. Tifozët bëjnë mirë që kërkojnë Champions League. Ne do ta provojmë, por nëse nuk ia dalim sërish nuk do të jetë fundi i botës”, është shprehur Guardiola.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb