Superstari Argjentinas që ka shpenzuar të gjithë karrierën në Spanjë me Barcelonën, ndoshta mund të lërë klubin që e rriti nëse negaciatat për rinovimin e kontratës nuk shkojnë ashtu siç duhet.

Argjentinasi i cili e ka shkruar emrin e tij me gërma të arta dhe që është golashënuesi më i mirë në histori për klubin katalanas, ndoshta mund të largohet nga “Camp Nou”, raporton “The Sun”.

Kontrata e tij aktuale përfundon në verën e 2018-ës, por së shpejti mund t’i ofrohet një e re nga Barcelona. Lidhur me këtë është shprehur drejtori i klubit, i cili nuk duket shumë optimist: “Barcelona nuk mund të shpenzojë 70% të buxhetit vetëm për pagat, tani ne po punojmë për këtë”.

“Një opsion është që ne të rrisim të ardhurat, dhe ky është opsioni strategjik për ne. Duam të kemi më të mirët, por prioritetet e tjera nuk mund t’i lemë pas”.

“Ne duam lojtarët më të mirë në botë të qëndrojnë tek Barcelona. Do doja që këta t’ja konfirmoja tifozëve, por jo gjithmonë mund të kemi mundësinë ta bëjmë këtë.
nintchdbpict0002930990762
Që kur Mesi debutoi në 2004-ën, në moshën 17-të vjeçare, ai ka fituar pesë “topa të artë” dhe ka shënuar më shumë se 500 gola në të gjithë kompeticionët për Barcelonën. Gjthashtu nuk duhet të harrojmë 8-të “La Liga-t” dhe 4-ër “Champions League”.

Është e qartë se Mesit nuk do t’i ofrohet më një superpagë, të paktën kështu konfirmon drejtori i klubit katalanas. Aktualisht më i paguari në katalunjë është braziliani Neymar me 30 mln euro në sezon dhe për argjentinasin nuk mund të ketë më pak. Mesi nuk është mësuar të jetë numri 2.

E ardhmja duket skeptike dhe klube si Manchester United e Paris SG janë të gatshme për të përfituar, përfundon “The Sun”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb