SPANJA

Lionel Messi ka ndërprerë pushimet familjare për t’u takuar kokë më kokë me trajnerin holandez Ronald Koeman i cili sapo është zyrtarizuar nga Barcelona si trajner të ri.

Messi pas humbjes 8-2 ndaj Bayern Mynih shprehu dëshirën për t’u larguar nga Barcelona dhe tashmë argjentinasi e ka vetë në dorë. Por Koeman kërkon ta bindë të qëndrojë dhe do i shpalosë edhe projektin e tij me blaugranat.

Nga ana tjetër Presidenti Bartomeu ka bërë përpjekjet e tij nëpërmjet babait të 33- vjeçarit, Jorge Messi nga ku i është konfirmuar se sulmuesi është shumë i zhgënjyer. Tashmë Koeman mbetet e vetmja shpresë për të mbajtur Messin në ‘Camp Nou’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb