Lionel Messi ikona e Barcelonës në prag ndeshjem me Mançester Cityn në mediat Angleze foli për shumë çështje. Nga Enrikue tek Guardiola, Suarez apo Auguerro, sistemi i lojës e deri tek Neymar, i preku të gjitha.

“Jemi një klub që përdorim një skemë të veçantë loje, madje mund të them se e bëjmë më mirë se çdo ekip tjetër që është munduar të na kopjojë. Trajnerët kanë ardhur e kanë ikur por ne kemi mbetur të njëjtit. Mund të them se me Enriken jemi më agresiv se sa me Guardiolën.

Suarez-Aguerro
“Të dy këta janë sulmues të frikshëm. Nuk kanë të njëjtën mënyrë loje por gjithsesi nëse ju hedh një top në zonë ata arrijnë të bëjnë diferencën. Me ta në krahë është më e lehtë të dalësh me fitore nga një ndeshje”, ka thënë Messi.

Neymar është një person që të gjithë e admirojnë thotë Mesi ndërsa për Iniestën shprehet se sa herë ai nuk është në fushë ndihet mungesa e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: