Botërori i Katar është shansi i fundit i Leo Messit për tu bërë i “pavdekshëm”, për të fituar trofeun e vetëm që i mungon në CV e tij mbresëlënëse, Kupën e Botës.

Messi po kalon një moment fantastik, ka bërë liderin tek Argjentina duke udhëhequr përfaqësuesen e tij deri në fazën e 1/8. “Pleshti” ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar një asisit, ka thyer disa rekorde, por as që ka ndërmend të ndalet këtu, në këtë kërcim të tij të fundit shpreson të festoj me të artën në duar.

638ba601c2d80messi 1
638ba601c2d80messi 1

Messi nuk është i vetmi që e dëshiron këtë trofe, në gare me kohë të plotë janë shumë yje të tjerë, por për momentin, rivalët e tij më të mëdhenj, janë dy miqtë e tij te PSFG, Neymar dhe Mbappe.

Neymar
Neymar

Neymar kaloi makthet u rikuperua në kohë rekord duke u rikthyer me gol në 1/16. Neymar ka nga pas një super ekip, Brazili i tij shihet favoriti kryesor për të fituar këtë Botëror. Fatet e Messit dhe Neymar mund të kryqëzohen në gjysmëfinale.

Mbappee
Mbappee

Nga krahu tjetër, Kylian Mbappe ka diçka më shumë se dy miqtë e tij. Në katër ndeshje, Mbappe është pa diskutim lojtari më i mirë i këtij Botërori, të paktën deri më tani, teksa ka shënuar 5 gola dhe dhuruar 2 asiste. Mbappe ka gjithashtu një super skuadër në dispozicion, fundja janë ata kampionët në fuqi. Mbappe mund të përballet me Messin ose Neymar vetëm në finale e madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: