Në Spanjë nuk kanë dyshime, e ardhmja e Lionel Mesit do të jetë te PSG-ja. Sipas medias prestigjioze “ESPN”, çështja e transferimit të yllit argjentinas te gjiganti francez është punë e kryer.

Gazetari Laurens Julien, ka bërë të ditur se “Pleshti”, sot ose nesër, do të kryejë testet mjekësore, më pas do të zyrtarizohet si lojtari i ri i PSG-së.

34-vjeçari u largua nga Barcelona pas 21 vitesh qëndrim, me shumë suksese e emocione, teksa ditën e sotme zhvilloi në ambientet e “Camp Nou” edhe konferencën e lamtumirës ku nuk i kurseu lotët.

Sipas të njëjtit burim, Messi nuk e zyrtarizoi kalimin e tij te PSG thjesht për respekt të klubit, pasi të gjithë do të fokusoheshin vetëm tek ardhmja dhe jo tek ajo që ndodhi apo po ndodhte me fjalët e tij për Barcelonën dhe tifozët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb