Botërori i Katarit mësoi sot çiftin e parë çerekfinalist. Argjentina dhe Hollanda do të ndeshen mes tyre, pas fitoreve respektive në 1/16 me USA dhe Australinë. Në Qatar 24 në News 24 ishte i ftuar trajneri i njohur, Armando Cungu.

Humbja e Gjermanisë-  Shkodra është mësuar me përmbytje, por atë natë që u eliminua Gjermania, u përmbyt në thatësirë nga lotët e tifozëve. Keqardhja nuk ka qenë e vogël. Futbolli është i tillë, edhe vetë tifozët gjerman kanë qenë objektiv sa i përket ekipit, pasi po bëhet zhgënjimi i dytë radhazi. Nuk jemi mësuar të shikojmë Gjermaninë të tillë, jo të aftë për të marrë sukses.

Më është dukur Botëror i çuditshëm. Mund të jetë botërori i çudirave. Tani të gjithë kanë mësuar të luajnë futboll. Japonia, apo Korea, apo edhe Amerika që ka bërë një lojë të mirë. Janë ekip që realisht kanë shfaqur futboll. Në fund të fundit do të ndahen gjërat. Tani nuk ka shumë përplasje titanësh, por më vonë do të ketë.

Messi dhe Maradona- Unë me të thën të drejtën jam i bindur që Maradona është më i mirë. Mbetet një legjendë e pavedekshme.

Argjentina-Australi- Australia po mbrohej poshtë, pasi Messi mund të zgjidhte ndeshjen. Messi nuk vrapon më, por vetëm po ecën. Messi është një dhelpër e vjetër. Pjesa e dytë i ndryshoi gjërat, për shkak të gabimit të portierit kundërshtar. Bie dakord me Bushin sepse nuk mund të thuhet se vetëm Messi mund të bëjë ndryshimin. Fitoi Argjentina prej eksperiencës” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: