Messi dhe shokët po festojnë së bashku me tifozët suksesin e tyre në Botëror, por festa për pak u kthye në një tragjedi. Lojtarët e përfaqësueses argjentinase ishin mbi autobusin e hapur duke festuar dhe shijuar këtë moment madhështie, por për një çast gjithçka mund të shndërrohej në një aksident të rëndë pasi një kavo çeliku për pak i rrëzoi nga autobusi.

Në një moment, pasi ekipi u largua nga zyrat e Federatës, autobusi kaloi poshtë një kavoje, Messi, Di Maria, Martinez, Paredes e tjerë e panë vetëm në momentin e fundit, duke ulur kokën, madje Peredes shpëtoi për shumë pak teksa kapelja e tij ra në tokë.

Pavarësisht këtij detaji, të gjithë lojtarët iu kthyen normalitet duke festuar mbi autobus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb