Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta kishte në qendër të projektit të tij rinovimin e kontratës me Leo Messin. Me të në krye të klubit edhe vetë “pleshti” duket më i bindur për të vijuar karrierën e tij në “Camp Nou”, pse jo deri në ditën e fundit kur mund të luaj ende futboll. Triumfi në Kupën e Mbretit dhe qëndrimi në garë për titullin kampion në La Liga kanë sjell një klimë pozitive në dhomat e zhveshjes. Sipas mediave spanjolle, bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, këto ditë është vënë në kërkim të një shtëpie të re në Barcelonë.

20170528 The18 Image Lionel Thiago Mate Messi Family 1280x720
20170528 The18 Image Lionel Thiago Mate Messi Family 1280×720

Ky lajm ka bërë që tifozët të besojnë akoma më shumë se Messi do të vijoj të mbajë të veshur fanellën blaugrana. Nuk është një sekret që familja e sulmuesit argjentinas dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, fakt të cilin e ka pranuar publikisht edhe vetë Messi. Firma mbi kontratën e re mund të vijë brenda përfundimit të sezonit për të nisur më pas punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri, ku në qendër të projektit do të jetë sërish Leo Messi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: