Lionel Messi i ka dhënë fund pushimeve për suksesin në Kupën e Botës dhe për festat e fundvitit, duke u shfaqur përsëri në stërvitjen e PSG-së. Dhe klubi parisien e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme kthimin e argjentinasit.
Tashmë ai ka bërë të tijin edhe trofeun që i mungonte në karrierë, Kupën e Botës. Messi është pritur në qendrën stërvitore të PSG-së me një “tunel” ku pjesëtarë të stafit, lojtarët dhe personali i qendrës stërvitore ishte rreshtuar duke duartrokitur futbollistin argjentinas për arritjen e tij.
Më pas, Luis Campos, drejtori i përgjithshëm i klubit, i dorëzoi atij edhe një trofe të vogël me një yll të artë të vendosur mbi të. Një nga temat e nxehta tani në janar është rinovimi ose jo me PSG-në.
Une 𝐡𝐚𝐢𝐞 𝐝’𝐡𝐨𝐧𝐧𝐞𝐮𝐫 pour notre champion du monde ! 👏❤️💙#BravoLeo pic.twitter.com/xsRHdfVbQS
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 4, 2023
(BalkanWeb)