Me vulosjen e djeshme të largimit, Messi nuk dihet se ku do të përfundojë në sezonin e ri. PSG është i vetmi ekip deri më tani që ka hedhur hapa duke kontaktuar për ta transferuar.

Ndërkohë në Argjentinë po e ëndërrojnë një rikthim të tij.

Është ekipi i Newell’s Old Boys ku Messi ka hedhur hapat e para të karrierës në fëmijëri që ka reaguar pas zyrtarizimit të Barcelonës se Messi nuk vijon më në Katalonjë.


‘’Përshëndetje zot, jam unë përsëri’’- shkruan Newell’s Old Boys me një meme qesharake.  Në një foto tjetër klubi ironizon me një festë të çmendur të tifozëve pas lajmit se Messi do të largohet nga Barcelona.


Do të jetë e vështirë që Messi të lërë Europën kaq shpejt dhe të kthehet në Argjentinë, për më tepër që klubi i Newell’s Old Boys nuk i plotëson kërkesat financiare të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb