Lionel Mesi ka dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp në orën 12:00, në “Camp Nou”, ku do të zbulojë detaje nga “divorci” me Barcelonën, klubin me të cilin debutoi në vitin 2004.

Që prej asaj kohë sulmuesi argjentinas ka thyer çdo rekord në historinë e skuadrës katalanase, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave në botën e futbollit.

Për sa i përket konferencës për shtyp, një numër i madh tifozësh ka zbarkuar në ambientet e “Camp Nou”.  Ndërkohë një interesim i jashtëzakonshëm edhe në rrjetet sociale ku mijëra njerëz janë duke pritur me padurim fillimin e konferencës.

Lionel Messi e nis me të qarë konferencën për shtyp. U deshën disa minuta që ylli i botës të merrte veten kur doli para gazetarëve për herë të fundit nga selia e Barcelonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb