Pas një vere të turbullt dhe një raporti të nderë me klubin, që për pak solli ndarjen e bujshme të Lionel Messi me Barcelonën, “Pleshti” ka ndryshuar qëndrim. Me tone dhe fjalë të ndryshme nga intervista e fundit e tij, ku sulmoi drejtuesit “katalunjas”, sulmuesi argjentinas është tërhequr duke bërë edhe një “mea culpa”. Në faqet e të përditëshmes katalunjase “Sport”, ai ka shtrirë dorën e pajtimit.

060120410 13e69b56 Cbcb 4171 9106 2ecbcecc3dd2
060120410 13e69b56 Cbcb 4171 9106 2ecbcecc3dd2

“Pas shumë hidhërimi dua t’i jap fund kësaj çështjeje. Duhet të bashkohemi në emër të Barcelonës dhe të mendojmë se më e mira duhet të vijë ende. Marr përgjegjësi për gabimet e mia, por gjithçka e kam bërë për një Barcelonë më të fortë. Tifozëve iu them se nëse kam bërë diçka që i ka ofenduar, e kam bërë këtë duke menduar gjithmonë vetëm për të mirën e klubit”, ka thënë Leo Messi. Sulmuesi kërkoi largimin nga Barcelona, por pasi kuptoi se kjo ishte e pamundur, tashmë kërkon të rifitojë sërish rolin e liderit në skuadrën “blaugrana”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: