Pas një muaji përplasjesh të forta me Barcelonën, Lionel Messi pranoi se e kishte të pamundur të largohej, duke nisur përgatitjet për sezonin e tij të 18-të me skuadrën “blaugrana”. Por tifozët katalunjas duhet të presin akoma më gjatë për të parë idhullin e tyre në “Camp Nou”. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se “Pleshti” rrezikon të mos luajë në tre ndeshjet e para në La Liga. Gjithçka lidhet me grumbullimin e sulmuesit me kombëtaren e Argjentinës për fazën e parë në kualifikueset e Botërorit 2022.

Featureimage 277 Scaled
Featureimage 277 Scaled

Rregullorja e FIFA-s detyron klubet të vendosin lojtarët e tyre në dispozicion të kombëtareve, por rikthimi në Spanjë i Messi kërkon një karantinë 2-javore për shkak të masave anti-Covid. Kjo do të thotë se Messi do të humbasë sfidën e parë të Barcelonës në La Liga në program më 27 shtator kundër Villareal. Por, nëse skenari i mediave iberike do të realizohet, atëherë skuadra katalunjase dhe trajneri Ronald Koeman duhet të bëjë pa kapitenin edhe në përballjet e tjera kundër Celta Vigo dhe Sevilla.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb