Lionel Messi, Luis Suarez dhe Sergio Busquets po planifikojnë një të ardhme së bashku, të tre në një skuadër, për ti dhënë fund karrierës. Sipas mediave spanjolle, të tre lojtarët, ish shokë skuadre tek Barcelona, por tashmë të shpërndarë, kanë vendosur ti japin fund karrierës së tyre pikërisht në MLS.

Messsi
Messsi

Të tre futbollistët e famshëm me sa duket kanë gjetur një akord me ekipin e Inter Miami për të nisur një aventurë të re duke filluar nga sezoni 2023-2024. Në fakt si Messi ashtu edhe Suarez e kanë shprehur këtë dëshirë edhe më herët, por këtij projekti me sa duket do ti bashkohet edhe miku i tyre Sergio Busquets.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb