Ka kaluar më shumë se një vit nga “El Clasico” I fundit me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në fushë, por sulmuesi argjentinas nuk harron përballjet e mëdha me rivalin e tij të përjetshëm. “Sfidat kundër Real Madrid janë gjithmonë ndeshje të veçanta, por kur në fushë ishte edhe Cristiano Ronaldo ishin me të vërtetë speciale. Rivaliteti ynë sportive do të mbetet gjithmonë, pasi zgjati shumë vite dhe nuk është aspak e lehtë në nivele të tilla kur luajnë skuadra si Barcelona apo Real Madrid”, ka thënë Messi në një intervistë për kanalin zyrtar të La Liga.

5d6822bc2e22af24f965daf4
5d6822bc2e22af24f965daf4

“Konfrontimi ynë në nivel personal ka qenë I bukur, pasi njerëzit janë dëfryer, qofshin ata tifozë të Barcelonës, Realit apo skuadrave të tjera”, ka vijuar “Pleshti”, që vazhdon të kujtojë me nostalgji.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: