Për herë të parë në karrierë larg Barcelonës, aventura e Leo Messit në Paris po kthehet në makth. “Pleshti” jo vetëm që nuk arriti kurrë të ngjitet në lartësinë e emrit të tij por tashmë nuk pëlqehet më as nga tifozët. Eliminimi nga Real Madrid në 1/8 e Champions League nuk është pritur mirë nga tifozët e PSG, të cilët në ndeshjen e fundit kundër Bordos vërshëllyen në çdo rast që sulmuesi prekte topin.

Messi dhe miku i tij Neymar ishin në shënjestër, vetëm Mbappe shpëtoi nga vërshëllimat e tifozëve. Kjo situatë aspak e hijshme për një nga lojtarët më të mirët të gjithë kohërave, mund të sjell një efekt domino të menjëhershëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga Spanja bëjnë me dije se babai i Leo Messit ka vendosur kontakte me drejtuesit e Barcelonës ku po shqyrtohet mundësia për një rikthim të bujshëm në “Camp Nou”. Këto zëra vijnë pasi Xavi u shpreh se kishte folur me Messin pas humbjes së pësuar në Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb