Barcelona ëndërronte rikthimin e madh të djalit plangprishës, por në fund Lionel Messi zgjodhi të shkonte të luante në Florida. Xavi komentoi vendimin e ish-shokut të tij të skuadrës si më poshtë:

“Kam vënë re një ndryshim tek ai në javët e fundit. Shumë herë ne luftojmë për ta vënë veten në vendin e të tjerëve, na mungon empatia. Të jesh Leo Messi nuk duhet të jetë e lehtë. Ai kurrë nuk ka paqe, duhet të jetë ‘10’ në të gjitha gjërat. Leo nuk e ka shijuar jetën në Paris dhe nuk dëshiron më këtë lloj presioni, është normale.

Iluzioni u krijua sepse folëm shumë. Ne ishim të gjithë të emocionuar: ai, unë, klubi. Por rrethanat për t’u kthyer te Barcelona nuk u krijuan. Ai donte ta ulte nivelin e presionit dhe tensionit, dëshiron një jetë më të qetë. Është një vendim personal dhe duhet ta respektojmë.

Messi është lojtari më i mirë në histori. Isha i bindur se me Leon do të shkonte mirë, por i uroj më të mirat në zgjedhjen që ka bërë. Ai ka vendosur të shkojë tek Inter Miami dhe unë e respektoj këtë. Neymar? Jam i habitur nga lajmet, nuk është në planet tona”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb