TIRANE– Mesnatën e ditës së sotme përfundon afati i regjistrimit në protalin “Mësues për Shqipërinë”. Të drejtën për tu regjistruar në këtë portal e kanë të gjithë mësuesit që kanë kaluar me sukses fazën e parë të konkurrimit me dosje nga Drejtoritë/Zyrat Arsimore Rajonale.

Aplikimi në portalin mesues.arsimi.gov.al filloi më datë 4 dhjetor dhe mbyllet më datë 12 dhjetor.

Ndërkohë që faza e dytë e konkurrimit vazhdon me testimin e kandidatëve të regjistruar në portal, i cili do të zhvillohet, më datë 19.12.2015, ora 10:00-12:30, në ambiente të planifikuara nga Drejtoritë Arsimore Rajonale. Ndërkohë që në faqen zyrtare të MAS nuk është shpallur asnjë vend vakant pune në arsimin parauniversitar në mbarë vendin.


(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: