Një ditë më parë gjykata e Sarandës ka lënë në burg mësuesin Neshat Tepelena 58 vjec, i denoncuar për ngacmimin e një nxënëseje 11-vjecare në shkollën “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës, por pavarësisht kësaj ai nuk është braktisur nga familjarët. Në gjyq mësohet se ai ka pasur mbështetjen e të birit që jeton në Itali.

I biri nuk pranoi të fliste për mediat, duke theksuar se do të prononcohej në një moment të dytë. Por vetë prezenca e tij në ambientet e jashtme të Gjykatë dhe ardhja nga Italia, është konsideruar si një mbështetje e të atit.

Vetë mësuesi i ka mohuar akuzat e familjarëve të nxënëses së tij 11 vjeçe, duke theksuar se gjithçka është e sajuar dhe se e vërteta shumë shpejt do të dalë në dritë.

“Jam i pafajshëm. Po më marrin në qafë kot, pasi nuk kam lidhje me atë çfarë akuzohem”, është shprehur në Gjykatë mësuesi 58-vjeçar.

Sakaq dje në Gjykatë nuk është parë asnjë familjar i së miturës, të cilët edhe denoncuan rastin, fillimisht në media e më pas edhe në Polici.

NGJARJA
Rreth dy muaj më parë, 11-vjecarja me inicialet A.H., ka qenë duke pastruar klasën bashkë me një shoqen e saj në oborr kur aty shfaqet mësuesi. Ky i fundit i kërkon vajzës që të ngjitet lart në klasë. E mitura ka shkuar tek mësuesi, ndërsa ai e kishte puthur në faqe.

Fill pas këtij episodi, vajza e traumatizuar ka shkuar në shtëpi dhe i ka rrëfyer episodin nënës së saj, ndërsa nga frika nuk pranonte të shkonte në shkollë. Ndaj, prindërit duke u bazuar tek dëshmia e vajzës, denoncuan mësuesin.

Neshat Tepelena, i martuar dhe me fëmijë është paraqitur në komisariatin e Delvinës dhe ka dhënë dëshminë e tij. Ai foli për një histori të stisur dhe mohoi akuzat.

Përgjegjësi i zyrës arsimore në Delvinë, Pëllumb Qerimi tha se nuk kishin dijeni dhe informacione rreth sjelljes së mësuesit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: