Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka ngritur shqetësimin sa i takon vendimit për të mbajtur në provë 3 muaj mësuesit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Boçi thekson se ky vendim është antiligjor, dhe se bie ndesh me kontratën midis Ministrisë dhe sindikatave.

REAGIMI I BOÇIT
MËSUESIA NË RREZIK
?Vendimi për të mbajtur në provë tre mujore mësuesit “fituesë” të portalit, është antiligjor dhe bie ndesh me kontratën midis Ministrisë dhe sindikatave.
Jo vetëm kaq!
❓Cili apo cilët janë ata që do përcaktojnë performancën tre mujore të mësuesit, sepse puna e tij matet me arritje në fund të një viti?!
Do jetë komisari politik, alias drejtori juaj i emëruar nga partia?
Apo shefi i zyrës X i DA edhe ky i emëruar nga partia?!
Apo patronazhisti, pasi të përcaktojë bindjen politike, apo anëtarësimin politik?!
Mjaft vuajtje i keni shkaktuar mësuesit!
Kjo është shumë shumë e tepërt.
❗️Mësuesi për t’u bërë i tillë, i nënshtrohen një kalvari torturues me vite akademike, licenca, kualifikime, provime e lloj-lloj marifetesh.
E gjithë kjo panoramë vuajtjesh, të krijon idenë sikur rroga e një mësuesi është 10.000 euro, ndërkohë që me zor arrin në 60.000 lekë.
Një njeriu i duhet kaq shumë stërmundim e investim, sa sot të bëhesh mësues ngjan mision i pavlerë, por dhe i pamundur.
Boll i morët zvarrë mësuesit dhe e keni bërë mësuesinë gogol e i keni zbrazur auditoret e fakulteteve të mësuesisë, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm edukimit, shoqërisë e vendit.
❗️Mësuesi nuk është kavie eksperimentale e as i sëmuri juaj klinik që ju sa herë ju teket, i shtoni terapitë e tuaja shfazuese e të përdala politike.
Nëse doni që mësuesit të rrisin performancën atëhere:
I rrisni pagën!
I ktheni dinjitetin!
I jepni mbështetje!
I lehtësoni punën!
Investoni në arsim!
I jepni autoritet!
I çlironi nga drejtuesit politikë!
I jepni status!
?Vendimet e deritanishme tuajat bien erë politikë të qelbur dhe janë shantazh në prag të situatave zgjedhore!
Mësuesit duhet të reagojnë!
#mësuesianërrezik‼️
#shqipërianërrezik‼️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb