Në këto ditë të vështira për të gjithë, mësuesit janë ata, që po qëndrojnë më shumë se kushdo tjetër, pranë prindërve dhe fëmijëve të shqetësuar. Ata janë aleatet më të mirë të tyre. Mësuesit çdo ditë përpiqen të zbatojnë programin në një mënyrë krejt të re për ata, madje edhe shumë të paragjykuar. Sikur të mos mjaftonte kjo edhe vetë mësuesit si nxënësit e tyre, po mësojnë e po bëjnë gjëra për herë të parë. Ata po mësojnë të zhvillojnë mësimin onlinet.

Për fëmijët e vegjël një gjë e tillë nuk është e lehtë, pasi për ta, ndërveprimi social direkt është shumë i domosdoshëm. Këta mësues po përpiqen tua krijojnë këtë marëdhënie brënda kushteve dhe mundësive, që edhe për ta janë po aq të vështira sa dhe për nxënësit. E megjithatë, ata po qëndrojnë dhe po e zhvillojnë programin, duke mësuar vetë në rradhë të parë. Ata, mësuesit, janë gjatë gjithë kohës duke krijuar mënyra të reja dhe duke mësuar e verifikuar cila mënyrë është më e efektshme. Ata, mësuesit, po punojnë me fëmijët, por edhe me prindërit. po i ndihmojnë edhe ata, si ti ndihmojnë fëmijët, por edhe si ti lehtësojnë ankthin vetë prindërve.

Prindërit janë të trembur për ecurinë e mësimeve, mos kjo ndërprerje i dëmton aftësinë për të mësuar. Po citoj fjalët e një mësueseje: “prindër përpiquni të ndihmoni fëmijën, që ta përjetojë sa më qetë këtë situatë mbylljeje. Po e kaloji këtë periudhë si eksperiencë ndryshe dhe me interes, për mësimet mos u bëni merak, atë do ta zgjidhim ne mësuesit. Prindër mos u trembni, njeriu ka aftësinë, që të mësojë gjithë jetën e tij dhe ne mësuesit e dimë mirë këtë gjë dhe do ta përdorim shumë mirë profesionalisht. Prindër, sëbashku do tia dalim, që fëmijët tanë të gjymtohen sa më pak nga kjo mbyllje. E rëndësishme është t’u ofrojmë qetësinë tone, që të ndihen e kuptojnë se nuk janë vetëm. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb