TIRANE – I gjithë stafi pedagogjik i shkollës se mesme të fshatit Hotolisht, në Librazhd,është transferuar apo larguar nga puna me një njoftim të bërë tre ditë më parë. Edhe pse ishin paraqitur në detyrë që në dhjetëditëshin e fundit të gushtit për t’u përgatitur për fillimin e shkollës, këta mësues janë lajmëruar tre ditë më parë për vendimin e Zyrës Arsimore Rajonale.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi sot lidhur me këtë çështje, duke bërë të ditur se në Hotolisht janë dërguar grupe inspektimi. Sipas ministres Nikolla, rezulton se në shkollën e Hotolishtit është ushtruar dhunë ndaj nxënësve.

Një ditë më parë, drejtoresha e Arsimit në Librazhd, Fatbardha Qatja, e cilësoi të drejtë largimin e mësuesve, për shkak të ankesës së prindërve dhe vërejtjeve të rasteve të dhunës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: