Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar një shkollë të rindërtuar në Luz të Fushë-Krujës.

Ai shkruan se dhe kjo shkollë ka ambiente dhe kushte njësoj si ato të Bashkimit Europian.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj e informoi se do në këtë shkollë do të studiojnë 160 nxënës. Nga ana tjetër ministrja e Arsimit, Kushi tha se mësuesit janë kthyer të gjithë në shkolla për mësimin përplotësues deri më 27 shtator kur fillon dhe viti i ri shkollor, kurse 280 mijë nxënës do të përfitojnë këtë vit libra falas.

Këto libra ndërkohë do të kalohen nga një brez në tjetër, përveç klasave të para deri në të treta që do të kenë vit për vit të rinj, sipas ministres.

Rama tha se librat dorë pas dore kalohen jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Francë e Suedi.

(BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb