Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka publikuar sot një mesazh, ku sipas tij Zyra Vendor Arsimore Tiranë u ka dërguar një urdhër mësuesve të shkollave që të shpërndajnë një njoftim të kryeministrit Edi Rama në rrjetin social ‘Facebook’. Bëhet fjalë për një vizitë që ky i fundit ka pasur sot në shkollën e Surrelit, e cila ishte rikontruktuar.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Çollaku thekson se kjo është një propagandë e neveritshme, ndërsa sipas tij dhunon në mënyrë flagrante shtresën më të shquar të shoqërisë, mësuesit. Ai thekson mes të tjerash se sjellje te tilla janë te denja vetëm për Kore te Veriut.

DENONCIMI I COLLAKUT
Mesuesit urdherohen te bejne propogande per Kryeministrin…
————-
Sot permes Drejtorit te ZVAT (zyra vendore arsimore tirane), jane urdheruar te gjithe Drejtoret e Shkollave ne Tirane,te detyrojne te gjithe mesuesit e Tiranes te shperndajne ne rrjete sociale aktivitetin e dites se Kryeministrit.
Kjo propogande e neveritshme qe qelb ere nga epoka e Lenka Cukos eshte prove e degradimit te plote te sistemit arsimor,dhunimi flagrant i shtreses me te vyer te shoqerise mesusit,eshte nje prove se ne Shqiperi eshte instaluar Rregjimi.
Sjellje te tilla jane te denja vetem per Kore te Veriut.
#NEVERI ??

83284811 10221074989365563 333949860636000256 N
83284811 10221074989365563 333949860636000256 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb