Një mësuese gjermane 65 vjeçe do të jetë nëna më e vjetër e të gjitha kohërave që do të lindë katërnjakë.

Annegret Roenigk, tashmë ka 13 fëmijë, më i madhi prej të cilëve 44 vjeç, ndërsa shtatzënia e saj e fundit është rezultat i fekondimit artificial duke përdorur si spermën dhe vezët e dhuruara.

Gruaja që tashmë është 21 javëshe shtatzënë, tha se fillimisht ishte “tronditur” kur EKG-ja tregoi se ajo mbante një barrë të katërfishtë.

Gjinekologu i saj fillimisht i përmendi mundësinë e një “reduktimi selektiv”, ku një ose më shumë fetuse mund të abortohet, por ajo nuk pranoi.

Mësuesja e gjuhës angleze dhe asaj ruse, e cila do të dalë në pension këtë vit, tha se vendosi ti mbajë foshnjat, pasi është e aftë të kujdeset për to. Ajo shtoi: “Nuk mendoj se unë do të kem ndonjë problem”.

13 fëmijët e saj, më i madhi 44 vjeç, janë nga pesë baballarë të ndryshme dhe Roenigk ka shtatë nipër e mbesa.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: