ITALI – Futbollisti Mario Baloteli, kur ishte fëmijë lante duart me ujë të nxehtë, duke shpresuar se lëkura e tij do të zbardhej për t’i shpëtuar diskriminimit nga bashkëmoshatarët.

Një gjë të tillë e tregoi një prej mësueseve të tij për tabloidin “The Sun”, Ticiana Gati. “Mario kishte problem identitetin. Më pyeste shpesh nëse zemra e tij kishte ngjyrë të zezë?”- shprehet mësuesja.

Një deklaratë e tillë vjen pak ditë pasi federata angleze ngriti akuzën për racizëm, sepse sulmuesi i Liverpulit postoi një foto në “Instagram” të personazhit të animuar “Super-Mario” me diciturën ironike: “Mos ji racist! Bëj si Mario! Ai është një hidraulik italian, i krijuar nga japonezët, i cili flet anglisht dhe i ngjan një meksikani. Kërcen si një zezak dhe rrëmben monedhat si një hebre”. Nëse do të shpallet fajtor, italiani rrezikon të pezullohet me 5 javë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: