Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha iu është bashkuar reagimeve ndaj ndërhyrjes së paligjshme në Prestige Resort, ku dy godina janë konfiskuar pa vendim gjykate.

Në një lidhje skype për News24, Hoxha tha se ky është alarm dhe se shqiptarët duhet të ngrihen për t’i dhënë fund një regjimi diktatorial që sulmon bizneset dhe mediat e pavarura. Ai mes të tjerash bëri thirrje për ngritjen në protesta.

“Ky është shtet i kaçavidave. Kur sulmohen një biznes çfarë mund të ndodhë tjetër. Ne jemi subjekt i të drejtave ndërkombëtare, ndaj duhet reaguar. Imagjinoni sikur në 2023 një biznes të sulmohet për shkak të linjës editoriale të News24. Janë tentuar që t’i mbyllet goja medias, që donte Rama ta vinte në tepsinë e ERTV. Është alarm. Ky është moment që të ndihemi të gjithë bashkë dhe të bëhemi krah njëri-tjetrit. Kështu kanë nisur dhe diktatura, t’i mbyllet goja mediave apo biznesmenëve. Këyo sulme u përmendën dhe në raportin e DASH. Ky është shteti i kaçavidave.

E drejta e Hysenbelliu Group është penguar. Rusoi e shpjegon mjaft mirë se çfarë është shteti. Mos të jetojmë në kushtet e xhunglës. Ndaj është detyrë e qytetarëve që të mbrojnë këto të drejta. Duhet të mbrojmë të drejtën e pronës që po sulmohet barbarisht. Thirrja ime është që të organizohemi në protesta. S’mund të lulëzojnë pallatet shumëkatëshe pallatet e shokëve të Ramës, dhe të sulmohen me kaçavida bizneset e ndershme. Solidarizim me Hysenbelliu Gruop dhe me gazetarët e News24 që po bëni një punë të palodhur.”, tha Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb