Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi iu është bashkuar komenteve për sulmin e paprecedentë te Prestige Resort, ku u konfiskuan dy godina pa vendim gjykate. Në një intervistë për Panorama TV, Kryemadhi e cilësoi këtë mësymje të paligjshme me qëllim mbylljen e gojës së mediave që ka në pronësi “Hysenbelliu Group”.

Mes të tjerash Kryemadhi tha se me këto veprime arbitrare pasojat do të bien dhe mbi kryeministrin.

“Sot jo vetëm që është ditë pushimi por dhe në perceptimin e kësaj feste është ideja e ringjalljes. Këtu qeveria sjell vetëm shkatërrimin e vjen si rezultat i arrogancës dhe nervozizmit të gjithë problemeve që e kanë përfshirë. Urrejtja skizofrenike që e ka përfshirë nga gjithë Hysenbelliu Group, beteja bëhet kundër pronarit e presidentit të saj. Se nuk arriti dot ta kontrollonte vijën editoriale.

Krijon veprime të tilla flagrante por dhe veprime që do kenë pasojë shumë të madhe dhe për zotin Rama se s’ka haraç që mund ta lërë ai pa paguar. Vetë mund të përdorë çekiçin e qeverisë së tij për të sekuestruar prona por përgjegjësia e tij do shkojë personale.

Tani ka dalë me teorinë e mbylljes së gojës së mediave, ku një media të cilën s’ka arsye për ta shpallur non grata sekuestron e u prish pronat. Sensibilizimi duhet të vijojë dhe me organizimin e strukturimin e gjithë njerëzve në shenjë proteste. Protestat nisin për të goditur çdo punonjës të shtetit si puna e atij punonjësit me kapuç në kokë që vjen e hyn në pronë. Sot vjen sekuestron një hotel privat nesër do u vijë te shtëpia qytetarëve. Këta janë hajdutë si janë spaçatorët që hyjnë në shtëpia e vjedhin qytetarët ditën.

Pasiguria ka ardhur që kur u sekuestron pronat, rrëmben, u çon fadromat, prishja e teatrit, që kur sekuestron çdo gjë që i duket e domosdoshme për veten e tij, është jo vetëm për pronën dhe për jetën. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës jo të gjithë ikin me gomone ka dhe nga ata që do u përgjigjen dhëmbë për dhëmbë e ky është një nga problemet që do ketë Rama se njerëzit do ia kthejnë personale, ai e ka personale me grupin tuaj mediatik.”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb