Çdo vit publiku pret paraqitjet e personazheve të tyre të preferuar në Met Gala. Sigurisht që në listën e personazheve më të përfolura nuk mungojnë thuajse asnjëherë anëtarët e familjes Kardashian. Megjithatë, siç raportojnë mediat e huaja në 24 orët e fundit, familja e njohur nuk do të marrë pjesë në një nga eventet më të shumëpritura të modës këtë vit.

Një burim i afërt me organizatorët e eventit zbuloi për Page Six se kryeredaktori i Vogue Anna Wintour do të bëjë… shkurtime në listën e të ftuarve këtë vit. Kështu që Kardashians do të jenë “jashtë”.

Ndonëse deri më tani arsyet nuk janë sqaruar, përflitet se qëllimi i eventit të këtij viti është që publikimet t’i kushtohen ekskluzivisht modës dhe të mos i vjedhin edhe një herë vëmendjen Kardashianët.

Paraqitjet e tyre “provokative” në Met Gala-n e fundit, për shembull ajo e Kim Kardashian si Marilyn Monroe në eventin e 2022-ës, janë shumë të fokusuara me mediat duke lënë në hije ngjarjen.

Nga ana tjetër, një burim nga familja Kardashian mohon raportimet dhe thotë se yjet janë të ftuar çdo vit në këtë gala të shumëpritur. Ndaj, duhet pritur 1 maji për të parë nëse më në fund personazhet e njohur televizivë janë ftuar nga Anna Wintour.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: