Presidenti i vendit Ilir Meta i ftuar në emisionin “Open” në “Top Channel” tha se arsyeja pse Partia Socialiste po tenton të rrëmbejë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese është për të mbyllur çështje të hapura si PPP-të me vlerën e madhe 1 miliard euro.

Meta u shpreh se është e turpshme të thërrasësh Komisionin e Venecias për një nen që e kanë shkruar vetë, sa i përket mënyrës së përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Maxhoranca do të vjedhë Kushtetutën, unë po e mbroj. Maxhoranca e thirri Venecian, për t’u tallur me Venecian. E thirrën sepse u acaruan për Dovranin. Këta miratuan natën ligjin pë të cilën thirrën Venecian. Duan të dhunojnë Kushtetutën në mënyrë fragrante.Jemi bërë shteti më qesharak në botë falë kësaj mazhorance të papërgjegjshme, e cila fton Venecian që të na lexojë nenin 179 në Kushtetutë që e ka shkruar vetë Venecia. U shqetësuan për kallëzimin ndaj Dvoranit dhe çfarë bënë? Një ditë para se Venecia të vinte, këta miratuan ligjin natën dhe të fusin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nga oxhaku dhe të dhunojnë Kushtetutën në mënyrë të hapur dhe flagrante. Nuk e thirra Venecian se më vinte turp t’i thirrja dhe t’i pyesja pse e keni shkruar kështu”, deklaroi Meta.

Ilir Meta më tej hodhi akuza të rënda mbi maxhorancën socialiste.

Nuk është interpretim këtu. Kushtetuta është e qartë. Mazhoranca thotë se do ta vjedh unë atë që të takon që këto PPP-të që janë 1 miliardë euro dhe të gjitha çështjet e tjera t’i mbyllë. Parlamenti i tha që atë ligjin e miratuam dje mos e fusni. Si do të ndiheshit ju? Çdo gjë që është shkruar në Kushtetutë është bërë nga Venecia. Këtu kemi të bëjmë me rrëmbim të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb