Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të zgjidhet sa më shpejt çështja e kompesimit të plotë të pronave për institucionet e besimit fetar.

Meta thotë se gjithashtu këto institucione duhet të mbështeten nga shteti, dhe ai shpreson  të ketë reflektim.

Sipas tij pengesë bëhet vetëm korrupsioni, dhe për Metën është mëkat i dyfishtë që këto çështje zvarriten ndërkohë që duhet të zgjidheshin prej kohësh.

 

”Në mënyrë të përsëritur kam apeluar për një angazhim të përgjegjshëm të gjithë institucioneve shtetërore për të zgjidhur sa më shpejt çështjen e kompesimit të plotë të pronave për të gjitha institucionet e besimit në vendin tonë

Së dyti shumë e rëndësishme të rritet mbështetja e shtetit për të gjitha institucionet e besimit ne mënyrë që të kryejnë sa më mirë funksionet e tyre në shërbim të besimtarëve qytetarëve e shtresave në nevojë te cilat trokasin gjithmonë në këto institucione dhe shpresoj të ketë reflektim sa më të shpejtë në ketë drejtim sepse jemi vendi i vetëm që për shkak të një marrëzie vuri dorë mbi institucionet e besimit që i shkatërroi dhe persekutoi klerikët tanë. Ne 3 dekada është bere shumë por duhet bërë akoma më shumë dhe është detyra jonë që të reflektojmë sa më shpejt.Mos harrojmë që jemi me fat që kemi këtë përgjegjshmëri të lartë të drejtuesve të besimeve tona, kemi këtë harmoni të jashtëzakonshme e cila ka qenë dhe garancia më e madhe për qytetarët tanë popullin tonë në momentet e krizave të pamerituara politike dhe po kështu jam këta udhëheqës që përpiqen të edukojnë femijët të rinjtë në menyrë të veçantë me vlerat më të mira shoqërore njerëzore komunitare por dhe kombëtare e përpiqet ti mbajë të rinjtë sa me larg veseve në këtë kohë kur të rinjtë janë të ekspozuar dhe për ti edukuar me dashuri për atdheun për ti mbajtur këtu

Pengesa kryesore është vetëm korrupsioni dhe asgjë tjetër.

Është një mekat i dyfishtë që për këto arsye të zvarriten çështje të tilla të cilat duhet të ishin zgjidhur prej kohësh. Duke qenë në një situatë të tillë kur kemi një përkeqësim të pandemisë dhe humbjeve të jetës së qytetarëve apeloj dhe njëherë perveçse qeverisë të reflektojë në mënyrë të përgjegjshme më energjike për të adresuar të gjitha ato çështje që do të bënin të mundur një menaxhim shumë më të mirë gjithashtu apeloj për gjithë qytetarët kujdesi asnjëherë nuk është i tepërt.Te bëjnë sa më shumë kujdes për të mbrojtur shëndetin e tyre.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb