TIRANE

Pas kthimit nga Brukseli, kryeministri Edi Rama, ka postuar një video në instagram ku vë përballë, qëndrimin e Presidentit Ilir Meta për zgjedhjet vendore dhe procesin e integrimit, me atë të Presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker, më të cilin zhvilloi një konferencë të përbashkët për mediat.

 

 

View this post on Instagram

 

Pa Koment

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

“Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, thuhet në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, ndërsa nga ana tjetër është edhe qëndrimi i Presidentit të KE.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane e shqiptarëve”, shprehet Juncker.

Videon kreu i qeverisë Edi Rama e shoqëron me pyetjen: Kujt i besoni?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb