TIRANE– Presidenti Ilir Meta në 20-vjetorin e vrasjes së deputetit të PD-së Azem Hajdari deklaroi vlerësoi figurën e heroit të demokracisë.

Teksa e cilësoi Hajdarin si figurë të përmasave epokale, Meta theksoi se ishte në gen demokrat.

“Dua të nënvizoja rëndësinë se figura e tij nuk ishte e rastësishme. Azemi ishte një njeri i lindur i lirë, ishte një njeri i lindur i guximshëm. Këtë e tregoi përgjatë gjithë jetës së tij. ishte një njeri me genin e ti demokrat. Këtë e tregoi jo vetëm në dhjetor të 90 por edhe më pas. Për shumë çështje të caktuara kishte mendimet e veta. Ishte njeri i bashkëpunimit dhe me vlera shoqërore të veçanta. Kishte një kimi të lindur me njerëzit aq sa shprehja që ka mbetur ende; sa njerëz i mblidheshin Azemit kur i çpohej goma e makinës, nuk i mblidhej askujt. Ndaj dëshiroja që të vazhdoja më tej. Demrkacia nuk vjen as si dhuratë, dhe as qëndron e tillë. Azem Hajdari është një figurë e përmasave epakale që ka dhënë një mesazh të pavdekshëm”, tha Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb