TIRANE- Presidenti i vendit Ilir Meta në prag të Krishtlindjeve i bëri “dhuratë” shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Reagimet ishin të shumta pas këtij lajmi, madje dhe Ministri i Jashtëm Grek, Niko Kotzias, e përshëndeti këtë vendim.

Në postimin e bërë nga presidenti Ilir Meta në Facebook gjithashtu pati shumë komente, ku një prej tyre ka qenë dhe aktori të mirënjohur Robert Ndrenika.

“Më në fund!!! Po bindem që jemi Evropian… Faleminderit Z. Presidnet…Ky lajm i nderon të gjithë shqiptarët!!!,” shkruan aktori.

mdrenika

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: